Skip to content

Ngjarje tragjike, një 19 vjeçar i vdekur

Një djalë 19-vjeçar është gjetur i vdekur në Nikaj të Kaçanikut.

Sipas të dhënave fillestare të policisë, viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, transmeton IndeksOnline.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Lexo gjithashtu:  Kapet “mat” Shpëtim Saraçi, nuk e imagjinoni çfarë po i ndodh jetës së tij në Tiranë pas ndarjes nga Mira Konçi

“Me datën 03.10.2026, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se në fshatin Nikaj të Kaçanikut, familjarët kanë gjetur një 19-vjeçar, pa shenja jete

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Lexo gjithashtu:  Nuk kishte ndodhur me pare! E pabesueshme kush i eshte bashkuar protestes se sotme (Dalin fotot)

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente të dyshimit për përfshirje të personave të tjerë” deklaroi Veseli.

Lexo gjithashtu:  Mimoza Ahmeti “ merr në mbrojtje” Monika Lubonjën: Nuk shkonte për …

Ai bëri me dije se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Ky i fundit ka autorizuar hetuesit rajonal të vijojnë punën deri në sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Published inLAJMI