Skip to content

Babai vru nënën, flet vajza: Mami kishte lidhje me…

Në një rrëfim të parë dhe prekës për televizionin grek MEGA, Anastasia, vajza 18-vjeçare e Pandeli dhe Marjola Nakolecit, ka folur për tragjedinë që i mori nënën dhe i burgosi babanë. Mes lotësh, ajo tha se i konsideron të dy prindërit fajtorë për ngjarjen, duke theksuar se ata i lanë në rrugë katër fëmijët e tyre.

“Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në rrugë, nuk menduan fare për ne,” rrëfeu Anastasia. Ajo shpjegoi se grindjet mes prindërve kishin nisur pasi babai kishte zbuluar mesazhe në telefonin e nënës së saj, e cila kishte një lidhje intime me një tjetër burrë. “Ai na u fut në rrugë dhe na shkatërroi të gjithë familjen,” tha ajo, duke iu referuar burrit tjetër.

Lexo gjithashtu:  Ngacmoi s*ksualisht pacienten 21-vjeçare, publikohet mesazhi qe po ‘shkund’ rrjetin! E tmerrshme para 33 vitesh...

Anastasia tregon se pak ditë para tragjedisë, familja kishte qenë me pushime dhe gjithçka dukej normale. “Nuk doja që kjo të ndodhte. Nuk e mendova kurrë,” tha ajo. Vajza theksoi se babai i saj ishte shumë xheloz, por kurrë i dhunshëm. “Ai nuk ishte i dhunshëm. Ai ishte shumë xheloz, ka kuptim sepse nëna ime foli me dikë që nuk duhej,” shtoi ajo.

Lexo gjithashtu:  Vrau dy vëllezërit e gruas në Malishevë – gjendet dhëndri dhe i ndodh e papritura

Ajo kujtoi edhe momentin kur mori vesh lajmin tragjik nga vëllai i saj, si dhe bisedën e fundit me të atin, i cili i tha në arrati: “Nuk doja, nuk doja ta bëja këtë.”

Lexo gjithashtu:  Irani k*rcënon frikshëm Shqipërinë? Ish-Ministri ‘plas’ të fortën: Ambasada e SHBA ka info nga...

E reja pranon se është një dhimbje e madhe të jetojë pa dy prindërit e saj, duke u munduar të përballojë realitetin e ri. “Më mungon mami. Qaj çdo ditë. Shikoj fotot dhe nuk e besoj ende,” përfundoi ajo, duke lënë të hapur pyetjen nëse do të vizitojë babanë e saj në burg.

Published inNews