Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katër banesa mbrëmjen e djeshme në lagjen “Ahmet Haxhija” të Shkodrës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se shkaku i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike. Si pasojë, banesat e dy shtetasve, B.K., 80 vjeç, dhe S.K., 74 vjeç, janë djegur plotësisht. Gjithashtu, zjarri ka dëmtuar pjesërisht edhe banesat e F.K., 68 vjeç, dhe Sh.Z., 75 vjeçe.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në banesat e tjera përreth.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar përfundimisht shkakun e rënies së zjarrit.