Skip to content

Vazhdon moti i verës në shtator: Temperaturat deri në 35°C

Edhe pse jemi në mes të shtatorit, moti në Shqipëri vijon të ruajë karakteristikat verore. Sipas meteorologes Lajda Porja, kjo javë pritet të jetë kryesisht e qëndrueshme, me diell dhe temperatura të larta.

Porja tha se temperaturat e ajrit kanë qenë 4-5 gradë më të larta se mesatarja sezonale. “Sot, termometri do të shënojë deri në 33°C, ndërsa nga e enjtja dhe e premtja, temperaturat do të rriten sërish, duke arritur kulmin në fundjavë me vlera deri në 35°C – tipike për stinën e verës,” u shpreh ajo.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT/ Cfare po ndodh ne Shqiperi?! Priten arrestime policësh, dyshohet se...

Sipas parashikimit, vetëm e mërkura do të sjellë vranësira dhe reshje të pakta, të kufizuara vetëm në skajin verior të vendit.

Lexo gjithashtu:  Fiksoni këtë datë! Astrologia paralajmëron shenjat e zodiakut: Javë pozitive por kujdes nga…

Parashikimi për rajonin

Edhe pjesa më e madhe e Ballkanit do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Në Malin e Zi dhe në Kosovë priten reshje të pakta në mes të javës, por më pas moti do të përmirësohet. Kosova do të shënojë deri në 32°C gjatë fundjavës, ndërsa Maqedonia e Veriut do të ketë temperatura deri në 24°C.

Lexo gjithashtu:  Sot pritet protesta me e madhe ne vend, Edi Rama sapo beri reagimin qe po merr te gjithe VEMENDJEN!
Published inNews