Skip to content

14-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet për bullizëm të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një djalë 14-vjeçar, i quajtur Paolo, i ka marrë jetën vetes në dhomën e tij, vetëm një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Autoritetet dyshojnë se shkaku i kësaj tragjedie ishte bullizmi i vazhdueshëm nga bashkëmoshatarët.

Prokuroria në Cassino ka nisur një hetim për “nxitje për vetëvrasje”. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka urdhëruar inspektime të menjëhershme në dy shkollat ku Paolo kishte studiuar.

Lexo gjithashtu:  LAJM I FUNDIT - Tërmet në Tiranë

Paolo ishte viktimë e ngacmimeve që prej shkollës fillore. Ai talljej shpesh nga shokët e tij, të cilët e thërrisnin me nofka si “Paoletta” dhe “Nino D’Angelo” për shkak të flokëve të tij të gjatë biondë. Familja e tij kishte bërë ankesa të shumta në shkollë, por ato ishin injoruar. Vëllai i tij, Ivan, i ka bërë thirrje institucioneve të ndërmarrin masa dhe të garantojnë drejtësi, duke theksuar se neglizhenca ndaj bullizmit mund të marrë jetë.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet 'spiuni' qe shkarkoi Zv ministrin e brendshem! Trondit me deshmine! E denoncova sepse ai...

Edhe këngëtari napolitan Nino D’Angelo, emri i të cilit u përdor për të tallur Paolon, reagoi në rrjetet sociale me një mesazh prekës: “Na fal Paolo, nëse nuk ishim aty për ty. Më vjen keq që të thirrën me emrin tim.”

Lexo gjithashtu:  LAJM I FUNDIT - Rama e shkarkoi. Veliaj përgjigjet ashpër
Published inNews 2