Skip to content

Vrasje me armë zjarri – Ekzekutohet babai i dy fëmijëve

Një ngjarje tragjike ka ndodhu në Toronto, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën pas një të shtëneje me armë zjarri. Viktima, i identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç, me origjinë nga Shkodra dhe baba i dy fëmijëve, u gjet i pajetë në zonën e North York.

Lexo gjithashtu:  I vëllai vdiq në aksidentin tragjik në Pejë, reagon për herë të parë Gjesti

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pak para mesnatës në sheshin mes Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Oficerët e policisë dhe stafi mjekësor mbërritën menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve, Harusha u shpall i vdekur.

Lexo gjithashtu:  Po vjen dhe tek ne?! Stuhitë godasin ne kufi te Shqiperise, urdhërohet mbyllja e shkollave dhe gatishmërinë e emergjencës...

Inspektori Jonathan Rose konfirmoi se ky është rasti i 31-të i vrasjes për vitin 2025 në qytetin e Torontos, një fakt që reflekton rritjen e dhunës me armë në disa pjesë të qytetit. Hetuesit kanë bërë të ditur se të dyshuarit u larguan nga vendngjarja me një makinë tip SUV me ngjyrë të çelët.

Lexo gjithashtu:  Kamionçina futet në treg, dy të vd*kur dhe 18 të pl*gosur

Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij krimi.

Published inNews 2