Skip to content

Shuhet kengetari i shquar i muzikes popullore shqiptare

Tirana humbet një nga zërat më të dashur të këngës popullore qytetare. Rik Buneci, artisti karizmatik dhe virtuozi i fizarmonikës, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 80-vjeçare.

Buneci ishte më shumë se një këngëtar; ai ishte simboli i muzikës tradicionale tiranase, një qytetar model, mik i mirë, dhe një baba e gjysh shembullor. Zëri i tij i ëmbël dhe tingujt e fizarmonikës ishin një shenjë dalluese për të gjithë kalimtarët e “Myslym Shyrit”, ku ai shpeshherë shfaqte pasionin e tij të pashuar për muzikën.

Lexo gjithashtu:  Shkodër - Gjyshi 70 vjecar kryen marr*dhenie me 63 vjecaren ne publik - Detajet

Edhe në moshë të thyer, ai nuk u nda nga muzika. “Muzika më mban gjallë! Më heq mërzitjen dhe çdo gjë të keqe,” kishte thënë ai një vit më parë.

Lexo gjithashtu:  Deputeti i opozitës ngre alarmin! Ja çfarë pritet të bejne bashke Rama e Berisha…

Ndarja nga jeta e Rik Bunecit ka zhytur në hidhërim të thellë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë artdashësit. Homazhet për nder të tij do të mbahen ditën e enjte, në orën 11:00, në ambientet e “Funeral Home Alba2000”, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 11:00, në Tufinë.

Lexo gjithashtu:  E bujshme - Arrestohet ish-ministri i Bujqësisë dhe ish-drejtori i madh

Published inNews 2