Skip to content

Agjentë policie kanosin njëri-tjetrin me armë në Berat – Detajet

Një ngjarje e rëndë dhe jo profesionale ka tronditur ambientin e Policisë së Shtetit në Berat, ku dy agjentë të Shërbimit Operacional janë përfshirë në një debat të ashpër, që ka kulmuar me nxjerrjen e armës nga njëri prej tyre.

Siç raportohet, ngjarja ndodhi dje, kur agjenti Muhamet Lana ka kanosur kolegun e tij, Partizan Lumi, duke i thënë “të mbush barkun me plumba”. Konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të transferimit të Partizan Lumit nga Seksioni Operacional në Drejtorinë e Policisë Berat, në Komisariatin e Poliçanit.

Lexo gjithashtu:  Tallja me Trump, Shtëpia e Bardhë mban në ankth Ramën

Transferimi i Lumit i hapi rrugën Muhamet Lanës për të zënë pozicionin e tij. Sipas burimeve, Lana është mik i ngushtë i zv.drejtorit të Hetimit të Krimeve në Berat, Shkëlqim Xhezairaj.

Lexo gjithashtu:  Vr*sja e GILMANDO DANIT, ja personat që po pyeten - Detajet

Incidenti ndodhi pikërisht përballë Drejtorisë së Policisë Berat dhe ka përfunduar në dyert e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi Partizan Lumi ka bërë një kallëzim penal. Çështja tashmë është nën hetim dhe prokurori i gatshëm i Beratit pritet të njihet me materialin referues në ditët në vijim.

Lexo gjithashtu:  Balluku udhëtim SEKRET në SHBA, kërkoi mbrojtje përballë akuzave të SPAK
Published inNews 2