Skip to content

Burri vret gruan, plagos vajzën dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Vjenë, ku një burrë me origjinë serbe kreu një krim të tmerrshëm, duke lënë pas tre viktima. Ai vrau bashkëshorten e tij, plagosi rëndë vajzën dhe partnerin e saj, dhe më pas i dha fund jetës.

Lexo gjithashtu:  Merret vendimi! Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme!

Sipas raportimeve nga mediat austriake, krimi ndodhi në lagjen Leopoldstadt. Trupi i gruas u gjet para apartamentit, ndërsa vajza 24-vjeçare dhe i dashuri i saj 26-vjeçar u gjetën brenda ndërtesës, të plagosur rëndë. Vajza ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pas krimit, autori u largua me makinë. Policia filloi një operacion të gjerë për kapjen e tij, por burri u gjet i plagosur rëndë në veturën e tij dhe vdiq pak pas kësaj. Hetimet paraprake konfirmuan se ai i dha fund jetës me vetëvrasje.

Lexo gjithashtu:  Arrestohet autori i vrasjes në Tiranë, e bëra sepse...

Në apartament ishin edhe dy fëmijë të tjerë, të cilët dëshmuan ngjarjen, por nuk pësuan lëndime fizike.

Ndërsa motivet e sakta të krimit mbeten nën hetim, autoritetet po punojnë me hipotezën se shkaku mund të ketë qenë një divorc i afërt mes çiftit.

Lexo gjithashtu:  Nga punonjësit e shtetit tek privati, flet Rama: Ja si do të rriten pagat nga janari
Published inNews 2