Skip to content

Rrëshqitje dheu dhe shira të rrëmbyeshëm, 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjes së dheut që kanë goditur zonën e Uttarakhand në Indi. Fatkeqësia ka shkaktuar dëme masive, duke marrë me vete biznese, rrugë dhe banesa.

Lexo gjithashtu:  Video dramatike! Hapet gropa në mes të rrugës, përpin kamionin

Media të ndryshme kanë publikuar pamje nga terreni, ku shihen pasojat e rënda të motit të keq, ndërsa banorët kanë mbetur pa strehë. “Dyqanin tim e mori uji,” u shpreh një banor i zonës për agjencinë e lajmeve ANI.

Lexo gjithashtu:  Shpati humbi jetën, ish e dashura bën reagimin e papritur: Ai ishte...

Gazeta “Indian Express” raportoi se 13 trupa u gjetën të martën në Dehradun, ndërsa një trup në distriktin Pithoragarh dhe një në Nainital.

Zona e Uttarakhand njihet për përmbytjet dhe rrëshqitjet e shpeshta të dheut, të cilat, sipas ekspertëve, janë një pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike. Ky incident tragjik vjen pas një tjetër fatkeqësie të ngjashme në gusht, ku një rrëshqitje dheu në fshatin Darali la 60 persona të zhdukur.

Lexo gjithashtu:  Serbia nuk e leshoi nga burgu, vjen lajmi shume i keq per veteranin e UCK-se. Cfare ndodhi sot
Published inNews 2