Skip to content

Çim Peka zbulon “tradhtinë” brenda PD: Ky deputet demokrat…

Gazetari Çim Peka ka sulmuar ashpër deputetin e Partisë Demokratike për Vlorën, Bujar Leskaj, pas kundërshtimit të këtij të fundit ndaj emërimit të Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Peka hodhi akuza të forta, duke lënë të kuptohet se arsyeja e vërtetë e qëndrimit të Leskajt lidhet me interesa personale dhe miqësi me deputetë socialistë, në vend që me parime politike.

Peka mbrojti vendimin e Sali Berishës për t’i besuar drejtimin e grupit parlamentar Gazment Bardhit, duke e cilësuar atë si më të përshtatshmin për momentin. “Nuk shikoja dikë më të përshtatshëm se Gazment Bardhi. Bardhi ka dhe artikulim, dhe guxim dhe është ajo që në këto kushte që është opozita, i duhet një opozite,” tha Peka.

Lexo gjithashtu:  SPAK e ktheu ne burg, Vangjush Dakos i ndodh rruges ajo qe nuk e priste askush

Në vijim, gazetari sulmoi drejtpërdrejt Leskajn, duke iu referuar raportit të tij me deputetin socialist Vullnet Sinaj. Peka aludoi se Leskaj e ka prioritet miqësinë me Sinajn, në vend të detyrave politike, duke hedhur poshtë arsyetimin e tij kundër Bardhit. “Nëse motivi është se pse ka kërkuar djegien e mandatit të Vullnet Sinajt dhe unë e kam shok, ky është banalitet,” tha Peka.

Lexo gjithashtu:  Al*rm për Green Card në SHBA! A jane shqiptaret në hartën e TRUMP? Ja 19 vendet që mund të humbasin LETRAT

Ai e sfidoi Leskajn për rezultatin katastrofik në zgjedhjet e fundit në Vlorë, duke theksuar se ai nuk denoncoi manipulimet e pretenduara. “Ti zotëri (Bujar Leskaj) mos bëj plazh me Vullnet Sinajn gjithë verën por dil e denonco vjedhjen nëse do të bësh opozitë. Nëse s’do të bësh opozitë dhe bën lojë për interesa personale, bëj si të duash,” përfundoi Peka. Këto deklarata ngrenë pikëpyetje serioze mbi ndarjet e brendshme në Partinë Demokratike dhe akuzat për “pazare” me kundërshtarët politikë.

Lexo gjithashtu:  'Po me hyni ne...' Gjykata ia pezulloi prape Ballukun, shperthen Rama me deklaraten e forte
Published inNews 2