Skip to content

TRONDITESE – Bariu gjen te groposur foshnjen e gjalle, nena e braktisi per shkak te…(DETAJET E RENDA)

Një foshnjë 20-ditëshë u gjet e groposur për së gjalli në Indi pasi dyshohet se është braktisur nga e ëma.

Foshnja u gjet rastësisht nga një bari i zonës, pasi dëgjoi britma të dobëta që vinin nga poshtë një grumbulli dheu. Bariu deklaron se kishte parë një dorë të vogël që dilte nga balta dhe kishte njoftuar menjëherë policinë.

Incidenti ndodhi në distriktin Shahjahanpur në shtetin më të populluar të Indisë ndërkohë që tani foshnja po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv. Drejtori i kolegjit mjekësor, doktori Rajesh Kumar, tha për BBC-në se foshnja u soll e mbuluiar nga dheu dhe merrte frymë me vështirësi, pasi balta i kishte hyrë në gojë dhe në vrimat e hundës.

Lexo gjithashtu:  SKANDALOZE - FSHF ben veprimin e rende kunder tifozeve, tallet me ta pas humbjes se Shqiperise (VIDEO TALLESE)

“Ajo ishte në një gjendje kritike, po tregonte shenja të mungesës së oksigjenit. Ajo ishte kafshuar nga shumë insekte”, tha Kumar.

” Pas 24 orësh pamë një përmirësim të vogël në gjendjen e saj, por që atëherë ajo është përkeqësuar. Ajo ka zhvilluar një infeksion”, shtoi doktori.

Lexo gjithashtu:  Lajm i fundit – Ish-misi trondit me sekretin qe nuk ia tha askujt per Shpat Kasapin (FOTO)

Kumar tha se besonte që foshnja ishte gjetur menjëherë pasi ajo ishte varrosur, pasi “plagët e saj ishin të freskëta”.

Një ekip mjekësh, përfshirë një kirurg plastik, po e trajtonin foshnjën dhe po përpiqeshin të kontrollonin infeksionin e saj, tha ai.

“Gjendja e saj është e rëndë, por ne po bëjmë çmos për ta shpëtuar atë”, shtoi ai.

Lexo gjithashtu:  Video - Me arr*st shtëpie! 69-vjeçari në Roskovec vishet si grua dhe del në rrugët e fshatit, por e peson keq

Një zyrtar i policisë tha se përpjekjet e tyre për të gjetur prindërit e foshnjës nuk kishin qenë ende të suksesshme. Zyrtari shtoi se linja e ndihmës për fëmijët në shtet ishte informuar.

Edhe pse shumica e foshnjave të padëshiruara femra abortohen me ndihmën e klinikave të paligjshme, rastet e vrasjes së foshnjave të porsalindura nuk janë të rralla.

Published inNews 2