Skip to content

Aksioni, policia zbulon vajzat kineze duke u ***

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Space”, i cili erdhi pas një hetimi trejavor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë. Operacioni çoi në goditjen e një rrjeti pr0stituci0ni dhe arrestimin e tre shtetaseve kineze, të cilat kishin kthyer një apartament në zonën e Plazhit në ambient për veprimtari kriminale.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje tragjike ne vend, humb jeten 15-vjecari, dalin faktet tronditese

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Pr0stituci0ni” dhe “Përshtatja e ambienteve për pr0stituci0n” shtetaset kineze:

  • M. Y., 41 vjeçe
  • J. B., 43 vjeçe
  • L. H., 47 vjeçe

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për pesë shtetas të tjerë, me inicialet A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G., të akuzuar për “Pr0stituci0n”.

Lexo gjithashtu:  Atentati ne Tiranë/ Shteti merr vendimin e fortë: Të gjithë ...

Nga hetimet e kryera, rezultoi se tre shtetaset kineze kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, të cilin e kishin përshtatur posaçërisht për ushtrimin e pr0stituci0nit.

Gjatë kontrollit në apartament, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 pasaporta kineze, një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, 8 celularë dhe 11 karta bankare nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo gjithashtu:  Rritje pensionesh muajin e ardhshëm, sa lekë do të shkojnë në xhepat e të moshuarve

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Published inNews 2