Skip to content

Alarmojnë mjekët: Një variant i ri i COVID-19 po përhapet në Shqipëri

Shqipëria po përballet me një valë të re infeksionesh, të cilat fillimisht ngatërrohen me gripin, por që në të vërtetë janë shkaktuar nga varianti i ri i COVID-19, i quajtur Stratus. Rastet janë në rritje të shpejtë dhe po prekin të gjitha grupmoshat, duke bërë që urgjencat spitalore të jenë të tejmbushura.

Simptomat dhe përvoja e pacientëve

Një qytetare nga Tirana, Sonila, 34 vjeçe, përshkruan me detaje përvojën e saj. “Prej një jave jam me simptomat e një gripi, por teksa prisja të përmirësohesha, në ditën e tretë u rëndova deri në frymëmarrje, çka më bëri të mendoj se jam në Covid dhe jo grip,” tregon ajo. Virusi preku fillimisht djalin e saj dyvjeçar, më pas bashkëshortin dhe në fund edhe atë. Ajo ka kaluar tri ditë me temperaturë 40 gradë dhe është detyruar të marrë serum për t’u stabilizuar.

Lexo gjithashtu:  Përjashtoi anëtaren e PD dhe bëri gafën e madhe! Flamur Nokës i ndodh e keqja e madhe, kurrë nuk e imagjinonte!

Mjekët e përgjithshëm në qendrat shëndetësore konfirmojnë se prej javësh po përballen me një fluks të madh pacientësh me simptoma që ngjajnë me gripin e stinës, por që në fakt nuk është i tillë, pasi sezoni zyrtar i gripit nis në nëntor. Simptomat e zakonshme të variantit Stratus përfshijnë kollë të thatë, ethe, lodhje, ndërsa disa pacientë përjetojnë gjithashtu gulçim, shtrëngim gjoksi, dhimbje koke dhe trupi, si dhe të përziera apo humbje oreksi.

Lexo gjithashtu:  “Mami ka rënë” Këngëtarja e famshme vd*s para syve të vajzës së saj

Çfarë është varianti Stratus?

Stratus (XFG) është një mutacion i ri i virusit SARS-CoV-2 që u zbulua për herë të parë në janar 2025 në Azinë Juglindore. Deri në qershor, ai ishte përhapur në 38 vende, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ta përcaktojë atë si një “variant nën monitorim”. Sipas ekspertëve të OBSH-së, Stratus shfaq një “evazion imunitar shtesë” krahasuar me variantet e mëparshme si Nimbus. Kjo do të thotë se virusi ka zhvilluar një aftësi më të madhe për t’i shpëtuar mbrojtjes së sistemit imunitar, duke e bërë më të vështirë luftimin e tij, veçanërisht për personat e pavaksinuar ose ata që nuk e kanë kaluar më parë sëmundjen.

Lexo gjithashtu:  Edi Rama i jep postin e madh Ogerta Manastirliut

Rekomandimet e mjekëve

Mjekët theksojnë se izolimi për të paktën pesë ditë pas fillimit të simptomave është thelbësor për të ndaluar përhapjen e virusit. Megjithëse shumica e rasteve mund të trajtohen në shtëpi, ekspertët paralajmërojnë se ka raste kur kërkohet ndihmë e menjëhershme mjekësore.

Ju duhet të shkoni në urgjencë nëse keni simptoma si:

  • Dhimbje gjoksi dhe shtrëngim i vazhdueshëm
  • Ndjenja trullosjeje ose konfuzioni
  • Probleme për të qëndruar zgjuar
  • Shenja dehidratimi të rëndë
  • Vështirësi në frymëmarrje që po përkeqësohet
Published inNews 2