Skip to content

Tjetër ngjarje e rëndë, humb jetën vajza e re – Emri

TIRANË — Një 33-vjeçare e dënuar, Afërdita Leke Hajdarkola, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Hajdarkola, e lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore. Sipas të dhënave, ajo kishte insuficiencë renale dhe i nënshtrohej rregullisht dializës.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT- Vrasje në Elbasan, ekzkutohet biznesmeni Njohur (Emri+Detajet)

33-vjeçarja ishte akomoduar fillimisht në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi” më 20 prill 2020, dhe më pas u transferua në Qendrën Spitalore të Burgjeve më 15 tetor të po atij viti për trajtim më të specializuar.

Lexo gjithashtu:  "Largohuni urgjent", paralajmërohen qytetarët: Rrezik për..

Mbrëmjen e djeshme, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm, duke u shtruar në Reanimacionin Qendror të QSUT-së me acidozë metabolike dhe hipotension. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë rreth orës 03:40 të mëngjesit si pasojë e një arresti kardiopulmonar.

Lexo gjithashtu:  Rusia lëshon dhjetëra dronë dhe raketa, Polonia ngre avionët luftarakë

Autoritetet përkatëse janë vënë në dijeni dhe po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.

Published inNews 2