Skip to content

Emri – Aksident fatal, humb jetën punëtori

BULQIZË — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një subjekt minerar në Bulqizë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës. Viktima është 50-vjeçari Kujtim Dangri.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30. “Dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt,” thuhet në deklaratën e Policisë.

Lexo gjithashtu:  Video virale, komentuesit e rrjeteve sociale dyshojnë se në shtëpinë e BBV Kosova është konsumuar dr*gë! Lëvizjet e dyshimta të dy banorëve

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Kjo nuk është ngjarja e parë e këtij lloji në zonat minerare të vendit. Vetëm këtë vit, janë shënuar disa aksidente fatale: në maj, një 57-vjeçar humbi jetën në minierën e Katjelit në Përrenjas, ndërsa në janar, një 64-vjeçar ndërroi jetë në hyrje të një galerie në Bulqizë. Këto aksidente ngrenë sërish pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë në punë në sektorin minerar.

Lexo gjithashtu:  Erdoganit i ndodh e papritura ne OKB teksa fliste për...
Published inNews 2