Një emigrant shqiptar nga Erseka, i identifikuar si Ferit Koxha, 60 vjeç, është gjetur i pajetë në Greqi, dy ditë pasi ishte denoncuar i zhdukur. Koxha, i cili punonte si bari në zonën malore të Gramozit, u gjet në tokën greke, pranë kufirit me Shqipërinë.
Sipas burimeve policore greke, punëdhënësi i tij kishte njoftuar zhdukjen e Koxhës që më 22 shtator. Hetuesit kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
Për momentin, nuk janë dhënë detaje nëse trupi i tij kishte shenja dhune, por pista kryesore e hetimit është vrasja, duke pasur parasysh kushtet e zbulimit të tij. Autoritete greke pritet të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit shqiptar për të zbardhur këtë ngjarje tragjike.
Familjarët dhe të afërmit e viktimës janë lajmëruar dhe po presin rezultatet e ekzaminimit mjeko-ligjor për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me të ndjerin.