Skip to content

Rama i jep goditjen finale Veliajt – Merret vendimi

Qeveria ka firmosur shkarkimin e Erion Veliajt nga pozicioni i kryebashkiakut të Tiranës, duke i dhënë fund një procesi të nisur me votimin unanim të Këshillit Bashkiak. Ky vendim historik vjen pas një periudhe të gjatë qëndrimi të Veliajt në paraburgim, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e kryeqytetit.

Vendimi u mor pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi më 23 shtator në favor të shkarkimit të tij, duke iu referuar nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”. Ky nen bën të mundur shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj. Meqenëse Veliaj ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti 2025, kjo masë ligjore u zbatua.

Lexo gjithashtu:  Merret vendimi! Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme!

Gjatë mbledhjes, kërkesa për shkarkim, e mbështetur nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Endri Shabani, u bashkua në një të vetme dhe u miratua nga Këshilli Bashkiak. Një pjesë e këshilltarëve socialistë dhe opozitarë nuk morën pjesë në votim. Gjatë kësaj kohe, Erion Veliaj pretendoi nga burgu se nuk ishte njoftuar zyrtarisht për mbledhjen, ndërsa zyrtarët e Këshillit Bashkiak thanë se i kishin dhënë mundësinë për t’u mbrojtur me shkrim.

Lexo gjithashtu:  Kush do të zëvendësojë Ballukun? Rama “shuan dilemat” për posin e zv/kryeministrit

Aktualisht, vendimi i Qeverisë i hap rrugë zyrtarisht zgjedhjeve të reja. Megjithatë, Veliaj ka të drejtë të apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh. Nëse ai vendos të ankimojë, atëherë vendimi pezullohet derisa të ketë një vendim përfundimtar nga Gjykata. Në rast se nuk ankimon, atëherë zgjedhjet do të shpallen brenda afatit ligjor.

Lexo gjithashtu:  Aksident fatal, ka humbje jete

Partitë politike tashmë janë në përgatitje për fushatë. Kryeministri Edi Rama ka shpallur si kandidate të Partisë Socialiste Ogerta Manastirliun, ndërsa opozita është ende duke u riorganizuar për të dalë me një kandidat të përbashkët. Zgjedhjet në Tiranë pritet të mbahen në të njëjtën ditë me ato në pesë bashki të tjera: Mat, Tepelenë, Dibër, Cërrik dhe Vlorë.

Published inNews 2