DURRËS — Teilor Tivari, 24-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiri (i njohur edhe si Marko), ka dhënë dëshmi tronditëse para grupit hetimor. Ai ka pretenduar se e ka kryer krimin në vetëmbrojtje, pasi viktima ka tentuar ta për**unojë.
Sipas burimeve mediatike, Tivari ka deklaruar se kishte shkuar në banesën e Beqirit pasi ishte ftuar prej tij për të pirë një birrë. Gjatë dëshmisë, ai ka treguar: “Me 51-vjeçarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës, 51-vjeçari tentoi të më për**unonte.”
Tivari ka shtuar se viktima nuk e lejonte të largohej nga apartamenti, çka ka shkaktuar një përleshje mes tyre. “Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova,” ka thënë ai, duke shtuar se u largua i tronditur nga vendi i ngjarjes dhe nuk mendonte se viktima do të vdiste.
Autoritetet po hetojnë dëshminë e Tivarit, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore dhe provat e mbledhura në vendin e ngjarjes do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi.