Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Vlorë, ku një i ri ka mbetur i plagosur në dorë. Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi me iniciale B. Brahimaj.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar të qytetit. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Motivi i kësaj plagosjeje mbetet ende i paqartë. Forcat e Policisë së Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Dëshmitarët okularë po merren në pyetje për të ndihmuar hetuesit në rindërtimin e dinamikës së krimit.