Skip to content

LAJMI I FUNDIT – Ngjarje e rende ne vend, ka viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Përpellac të Podujevës, ku një person është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka dhënë detaje për Zeri.info lidhur me rastin.

Lexo gjithashtu:  Si do të mbyllet muaji? Meteorologia jep detaje: Ja kur do të largohen rrebeshet

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës. Vdekjen e viktimës, i cili është mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Ahmeti.

Sipas saj, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka hapur menjëherë një hetim për të sqaruar shkakun dhe rrethanat që çuan në vdekjen e viktimës. Aktualisht po ndërmerren veprime të detajuara hetimore dhe ekzaminime mjeko-ligjore për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo gjithashtu:  “Acari po vjen”, Porja paralajmëron: Këto qytet të përgaditen për…

Banorët e zonës raportojnë se janë tronditur nga ngjarja, teksa pritet që pas hetimeve të para të jepen detaje më konkrete mbi shkaqet e vdekjes.

Lexo gjithashtu:  SKANDALOZE - FSHF ben veprimin e rende kunder tifozeve, tallet me ta pas humbjes se Shqiperise (VIDEO TALLESE)

Autoritetet kanë theksuar se të gjitha procedurat e nevojshme ligjore janë duke u ndjekur dhe se publiku do të njoftohet sapo të ketë informacione të reja zyrtare.

Published inNews 2