Skip to content

‘S’ka zgjedhje pa denimin e Veliajt’, Juristi i njohur ben deklaraten e forte për shkarkimin nga Rama: Kushtetuesja…

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka shpjeguar rastin e ngërçit që mund të krijohet me rastin e shkarkimit të Erion Veliaj nga kryetar bashkie i Tiranës. Duke folur në e një emision televiziv, Beqiri tha se Gjykata Kushtetuese ka disa atribute dhe mund të shprehet kundër shkarkimit të Erion Veliajt.

Sipas Beqirit, në këtë rast mund të krijohet ngërç dhe për pasojë mund të mos ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Lexo gjithashtu:  Mos dilni nesër nga shtëpia pa çadra, paralajmërimi i IGJEUM: Pas disa orësh do nise FORTUNA

“Data e zgjedhjeve do të caktohet. Gjykata Kushtetuese ka disa atribute. Në rast se Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj do t’i kërkojë që krahas pavlefshmërisë së aktit të Këshillit Bashkiak, krahas pavlefshmërisë së vendimit të Këshillit të Ministrave, do t’i kërkojë edhe pavlefshmërinë e dekretit të presidentit dhe do të thotë;

Lexo gjithashtu:  Kompania ajrore njofton mbyllje të papritur dhe anulon menjëherë të gjitha fluturimet

Prit më dëgjo një herë mua, kam të drejtën e ankimit. Ma jep Kushtetuta që brenda 15 ditëve ta kundërshtojë vendimin e Këshillit të Ministrave dhe ti nuk ma dhe këtë gjë, dhe Gjykata Kushtetuese e pezullon edhe dekretin, dhe thotë;

Lexo gjithashtu:  Rama shkarkon ministren Diella, zbulohet arsyeja qe e beri Ramen te heqe dore prej saj: Ajo nuk do...

Jo ky dekret nuk do të zbatohet dhe s’do ketë zgjedhje në këtë datë derisa të jap vendimin përfundimtar dhe e pezullon. Këtu krijohet ngërç dhe nuk do të ketë zgjedhje”, u shpreh Beqiri.

Published inNews 2