Skip to content

28-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë në spital, dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spitalin e Artës në Greqi, ku një grua e re, vetëm 28 vjeçe dhe në muajin e parë të shtatzënisë, ka ndërruar jetë pas një reaksioni të rëndë alergjik ndaj një antibiotiku.

Sipas raportimeve të mediave greke, gruaja, e cila ishte gjithashtu nënë e një fëmije tjetër, ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta barku. Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi spitalor mori vendimin për ta shtruar për trajtim të mëtejshëm.

Lexo gjithashtu:  EKSKLUZIVE - Zbulohet kush eshte biznesmeni milioner i vrare ne Elbasan, e shkuara dhe bizneset e fuqishme te tij

Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua papritur dhe në mënyrë të shpejtë, duke e detyruar menjëherë stafin mjekësor ta transferonte në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja nuk arriti të mbijetojë. Shkaku i vdekjes raportohet të jetë një alergji fatale ndaj një medikamenti.

Lexo gjithashtu:  Xheneta e mbajti fjalën! Bëhet virale ‘besa’ e saj e dhënë ndaj Gjestit

Autoritetet përkatëse pritet të nisin një hetim për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie dhe për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë mjekësore që mund të ketë ndikuar në fatalitetin e ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  Trondit Artan Hoxha: Babai i Vis Martinajt me tha se...
Published inNews 2