Personi i vrarë mbrëmjen e sotme në Babrru me thikë është identifikuar. Mësohet se i vrarë me thikë ka ngelur Hajdar Ismailgeci i moshës 40 vjeç. Ai u konstatua pa shenja jete orës 20:10, në Babrru. Viktima kishte plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Identifikimi i viktimes ka qene ne fillim i veshtire, pasi ai nuk kishte karte identiteti me vete, por me vone te njohur te viktimes kane arritur ta identifikojne ate, per ti dhene policise te dhenat perkatese.
Sipas burimeve policore te afermit kane treguar se e kane goditur me thike ne pabesi dhe ne erresire, sepse kane pasur frike te perballen me te, pasi sipas tyre ka qene person i fuqishem.
Nderkohe, policia po punon per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin e autoreve te krimit dhe zbardhjen e plote te motivit te kesaj vrasje qe ka tronditur Tiranen ne oret e vona te nates.
