Skip to content

Veliaj kërkoi pezullimin e zgjedhjeve/ Rama njofton LËVIZJEN urgjente

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore për Bashkinë e Tiranës. Kryetari i PS-së, Edi Rama, do të mbledhë sot në orën 16:30 strukturat politike të Tiranës për të dhënë udhëzimet e para në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 9 Nëntorit.

Lexo gjithashtu:  Merr kthese tronditëse ngjarja! U gjet i varur ne Bruksel! Reagon ne lot vellai i 29 vjecarit: Ja mesazhi qe me dergoi

Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana International dhe pritet të shënojë startin e fushatës për kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu. Si drejtuese e fushatës për kryeqytetin do të jetë zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Lexo gjithashtu:  Ja pse Rama nuk u thirr në OKB, DASH e “ka futur në rreth të kuq”, paralajmërimi i fortë nga SHBA

Ky hap i PS-së vjen pavarësisht kërkesës së ish-kryebashkiakut Erion Veliaj drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve. Me sa duket, Partia Socialiste ka vendosur të mos presë vendimin e Gjykatës, duke vazhduar me planin e saj për një fushatë dominuese.

Lexo gjithashtu:  Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas - Ja rroga

Mbledhja e sotme pritet të fokusohet në organizimin e të gjitha strukturave të partisë për të mbështetur kandidaturën e Manastirliut dhe për të siguruar fitoren në garën e re zgjedhore në kryeqytet.

Published inNews 2