Skip to content

Arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit! Veprimi i tmerrshëm që kryen mbrëmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy djemtë e modeles së njohur, Valbona Selimllari, Deni Selimllari (21 vjeç) dhe Kejni Selimllari (18 vjeç), janë arrestuar me akuzën se kanë sulmuar një punonjës policie. Incidenti, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, nuk përfundoi vetëm me goditjen e efektivit.

Lexo gjithashtu:  Ministrja njofton vendimin: Deri në Janar, duhet të...

Dhunë dhe dëmtime edhe brenda komisariatit

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit Nr. 2, dy vëllezërit kanë vijuar me sjelljen e tyre agresive. Ata kanë thyer një kamerë sigurie dhe kanë dëmtuar derën e dhomës ku po mbaheshin. Po ashtu, policia bën me dije se dy të rinjtë kanë kanosur verbalisht punonjësit e policisë që ndodheshin në ato ambiente.

Lexo gjithashtu:  Përplasje fatale, vdesin dy persona, plagosen dy të tjerë

Materialet e mbledhura për veprat penale të “Goditjes për shkak të detyrës”, “Kanosjes”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Mbajtjes së armëve pa leje”, i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu:  Panik në Tiranë, Policia kontrollon Arkivin e Shtetit me qen anti-eksploziv
Published inNews 2