Ngeli pa burrë dhe nuk ka fëmijë! Rovena Stefa merr vendimin e forte per jeten: Kam vendosur te

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka folur hapur për një nga dëshirat më të mëdha të jetës së saj — atë për t’u bërë nënë. Prej vitesh, artistja është shprehur se ndjenja e mëmësisë është një ëndërr që do të donte ta përjetonte dhe, së fundmi, ajo ka ndarë publikisht se ka ndërmarrë hapa konkretë drejt realizimit të këtij qëllimi.
E ftuar në emisionin “Kosova Live”, Rovena ka treguar se është plotësisht pro metodës së fertilizimit in vitro (IVF), duke e konsideruar një mundësi reale dhe të vlefshme për shumë gra që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të bëhen nëna në mënyrë natyrale. “Jam shumë pro IVF. Mendoj se është një mrekulli që shkenca e ka mundësuar për t’i dhënë çdo gruaje mundësinë për të qenë nënë”, është shprehur ajo.
