E BUJSHME – Prokuroria con ne gjyq 20 zyrtare te larte per korrupsion (dalin emrat dhe shkeljet)

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për shpërdorim detyre në të paktën 7 procedura prokurimi që kanë shkaktuar dëm ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Hetimet per kete rast nisën pas kallëzimit të bërë nga ministria bazuar në raportet e auditit nga KLSH, i cili konstatoi shkelje të rënda në këto prokurime me vlerë mbi 525 milionë lekë pa TVSH.
Sipas prokurorise, te pandehur jane: Mimoza Kita, Erola Halili, Gavrosh Xhindoli, Imir Alla, Adra Gjingecaj, Lulzim Konçi, Elida Palluqi, Luan Hajno, Merita Petushi, Edi Fero, Aldin Lika, Ermira Riznavolli, Ismet Bici, Arjan Zeqiri, Alfred Gjonaj, Sotiraq Papa, Alketa Ikonomi, Alma Dhrako, Kristaq Nica dhe Admir Ago.
Tenderat janë zhvilluar kryesisht përmes negociatave pa shpallje paraprake, në kundërshtim me ligjin, dhe përfshinin furnizime si: produkte për mbrojtjen e bimëve, pajisje për shërbimin veterinar, blerje gjedhësh për kompensim fermerësh dhe instalim kamerash për hidrovoret.
