Truri i Fatos Nanos jashtë funksionit, mjekët i qëndruan 1 muaj mbi kokë në shtëpi, por tani… (DETAJE)

Ish-kryemistri Fatos Nano është shtruar prej 12 ditësh në një nga spitalet private të Tiranës pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar shumë kohët e fundit. Burime bëjnë me dije se Fatos Nano prej një muaji ka marrë trajtim mjekësor edhe në shtëpinë e tij, oksigjen të vazhdueshëm dhe përkujdesje nga bluzat e bardha 24 orë.
Sot, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka pësuar edhe arrest kardiak, ka humbur vetëdijen, truri jashtë funksionit ndërsa organet e tjera vijojnë të jenë funksionale.
Ish-kreu i Partisë Socialiste ka pasur prej kohësh probleme me mushkëritë dhe është trajtuar më herët për një sëmundje kronike të sistemit respirator.
