L*fta te dera? Qeveria u rekomandon qytetarëve të mbajnë ushqime për 3 deri në 10 ditë

Zyra Federale e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës ndaj Fatkeqësive paralajmëroi në raportin e saj më të fundit se lufta nuk duket më aq e pamundur sa disa vite më parë, duke rekomanduar ruajtjen e rezervave ushqimore për një periudhë prej tri deri në dhjetë ditë.
Për herë të parë pas 35 vitesh, Zyra Federale e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës ndaj Fatkeqësive (BBK) po paralajmëron për mundësinë e luftës. Agjencia thekson se Gjermania mbetet një nga vendet më të sigurta, por ka publikuar një udhëzues të ri me këshilla për përgatitje në rast krize.
Në dritën e luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës dhe kërcënimit që Kremlini vazhdon të paraqesë për sigurinë evropiane, BBK ka përditësuar rekomandimet e saj, pas shqetësimeve të shumta që qytetarët i kanë shprehur agjencisë për rrezikun e luftës.
