Fati i Ervis Martinajt, Karamuço BEN DEKLARATEN e forte per te fortin dhe familjen e tij

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në Euronews Albania ka folur lidhur me kërkesën e babait të Ervis Martinajt për të shpallur djalin e tij të zhdukur. Karamuço u shpreh se në këto raste personi kërkohet si i zhdukur dhe në rast se gjendet trupi ose një qelizë ADN-je e personit atëherë shpallet i vdekur.
Ai theksoi se ka patur raste që personat janë ngjallur edhe 20 vite më vonë. Sipas tij shteti nuk ka përgjigje lidhur me fatin e Martinajt pasi nuk është gjetur asnjë shenjë e tij. Karamuço theksoi se duke qenë se nuk ka prova nuk janë gjetur autorët dhe se vetëm ekzistojnë legjenda se kush mund ta ketë vrarë.
“Kjo nuk do të thotë në mënyrë kategorike personi ka vdekur. Personi kërkohet si i zhdukur dhe pastaj mund të shpallet i vdekur. Ka pasur raste që janë ngjallur edhe pas 20 vitesh. Ajo është një gjë de jure me një gjë de fakto. De juro është ajo që po shikojmë dhe që mund të ndodhë prapa saj që mund të shpallet i vdekur. A ka vdekur në të vërtetë në mënyrë faktike, shteti nuk i ka dhënë një përgjigje.
