Tjeter goditje e forte per Berishen nga PS, njeriu i fuqishem i PD merr postin e madh nga Rama

Një tjetër figurë e njohur nga radhët e Partisë Demokratike i është bashkuar Partisë Socialiste, duke shënuar një tjetër goditje politike për Sali Berishën dhe kampin e tij. Manjola Nikollo, ish-kryetare e PD-së në Sarandë, është emëruar së fundmi nënkryetare e Bashkisë Sarandë, një vendim që konfirmon afrimin e saj me maxhorancën qeverisëse.
Nikollo kishte dhënë më herët dorëheqjen nga posti i kryetares së PD-së në Sarandë, me synimin për të marrë pjesë në primaret e opozitës, ndërsa më pas hoqi dorë edhe nga pjesëmarrja në listën e hapur të PD-së për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Vlorës. Burime lokale konfirmojnë se ajo është emëruar zyrtarisht në postin e ri ditën e djeshme, duke e forcuar kontrollin politik të socialistëve në zonën bregdetare.
Ky zhvillim shihet si një tjetër sinjal i dobësisë së strukturave të Berishës në bazë, ku figura të njohura lokale po kalojnë drejt PS-së në këmbim të posteve publike.
