Ish kreu i SHISH nxjerr sekretet e renda te ish-kryeministrit! Si u tentua te ndihmohej Serbia dhe te demtohej UCK-ja

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi u shpreh se ushtria Çlirimtare e Kosovës armatosej nga Europa dhe armët vinin përmes Shqipërisë. Ai tha në një studio televizive se për këtë ishte në dijeni Shërbimi Informativ Shqiptar. Fatos Klosi theksoi se UÇK-ja furnizohej me armë “kryesisht nga Europa”.
Sipas tij krerët e ushtrisë guerile lëviznin me pasaporta shqiptare. “Përmes territorit shqiptar, sigurisht. Ne ishim në dijeni. Në fillim kanalet nuk ishin zyrtare. Në fillim patëm probleme me Policinë, se natyrisht i ndalonte, i bënte, ndërkohë ne e dinim. Ata kishin filluar ilegalisht që përpara, por me sasi fare të vogla, me vetura, për të çuar sa të munden.
Pastaj kur krijuam kontaktet dhe krijuan sigurinë që ne s’duhet të na konsiderojnë armiq, por ne ishim miq, atëherë problemin filluam ta diskutojmë së bashku. Dhe ne kontribuuam që Policia të mos i ndalonte”, tha ai. Pastaj, në një fazë tjetër, Klosi tha se “gjërat ndryshuan shumë”. “Zyrtare asnjëherë s’u bë. Ruheshim nga serbët, në kuptimin që s’donim të bëheshim problem ndërkombëtar”, tha ai. Klosi tha se shteti ishte në dijeni për trafikun e armëve.
