E fundit! Moti i frikshem, gjendje alarmante ne 1/3 e vendit! Priten permbytje te frikshme ne keto zona

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar situatën në Bashkinë Vau Dejës, ku janë përmbytur disa banesa. Përroi i Glinës ka bllokuar unazën e Vau të Dejës dhe po përparon me shpejtësi duke krijuar një situatë të vështirë.
Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile kanë dhënë detaje mbi situatën në qarkun Shkodër si pasojë e motit të keq. Bëhet me dije se në Bashkinë e Vaut të Dejës ka pasur përmbytje në disa banesa, ndërsa lumi Glinë rrezikon të dalë nga shtrati.
“Në pesë bashkitë e Qarkut Shkodër (Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz) vijojnë reshje shiu, kryesisht me intensitet të lartë.
