E tmerrshme, aksidentohet rende ish-finalistja e Big Brother Vip, dalin detajet e trishta

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka kaluar momente tmerri në orët e para të mëngjesit, pasi ka pësuar një aksident të rëndë rrugor ndërsa udhëtonte drejt Zvicrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në territorin e Sllovenisë, gjatë kthimit të saj nga një udhëtim personal.
Përmes disa videove të postuara në Instastory, Juliana ka ndarë pamje nga makina e saj, e cila duket e dëmtuar rëndë pas përplasjes. Ajo ka përshkruar momentin si një ngjarje shumë të rrezikshme, duke pranuar se për një çast ka menduar se mund të mos mbijetonte.
“Pas tmerrit të sotëm, premtoj që do të buzëqesh, do të kërcej, do të dëgjoj muzikë,” – ka shkruar ajo, duke shtuar se ndjehet me fat që ka shpëtuar pa lëndime të rënda.
