Stuhia e shekullit po vjen në TOKË! Banorët e kësaj zone i pret Ferri, jepet alarmi

Uragani Melissa i afrohet bregut, alarm në të gjithë vendin. Uragani Melissa është vetëm pak minuta larg zbritjes zyrtare në tokë dhe po përgatitet të godasë Xhamajkën me fuqi shkatërruese. Stuhia, tashmë në kategorinë 5, është klasifikuar si e dyta më e fortë në historinë e Atlantikut, me erëra që arrijnë 185 milje në orë (rreth 297 km/orë) dhe presion ekstrem prej 892 milibarësh në qendër.
Qendra e uraganit ndodhet vetëm disa kilometra nga bregu jugor i Xhamajkës dhe pritet që brenda pasdites të zbresë plotësisht në tokë. “Syri” i stuhisë po afrohet me shpejtësi në drejtim veri-verilindje, me rreth 11 km/orë, duke sjellë me vete reshje të dendur, erëra shkatërruese dhe valë që po godasin bregdetin me lartësi deri në 4 metra.
Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente kombëtare dhe kanë urdhëruar evakuime masive në zonat bregdetare dhe malore. Mbi 500 strehimore publike janë hapur në të gjithë vendin, ndërsa ushtria dhe forcat e shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për evakuimin e qytetarëve.
