Skip to content

Ish Ministrit Sandër LLeshi nuk i ndahet e keqja, vjen lajmi i dhimbshem

Një lajm i trishtë ka ardhur sot nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ka bërë me dije ndarjen nga jeta të babait të tij, Ndue Lleshi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lleshaj ka njoftuar se i ati është ndarë nga jeta pas një jete të gjatë e të përkushtuar ndaj familjes dhe vlerave njerëzore.

Lexo gjithashtu:  Gjykata e Posaçme jep vendimin për Ilir Metën

“Babai ynë i dashur Ndue Lleshi e mbaroi udhëtimin e tij në këtë botë para pak çastesh, për t’u bashkuar në mbretërinë e Hyjit,” – ka shkruar ai në njoftimin e tij publik.

Sipas informacionit të bërë publik nga familja, ngushëllimet do të pranohen në shtëpinë e Lleshajve në Maminas të Durrësit, sot dhe nesër, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 16 nëntor 2025, në varrezat pranë Kishës së Shna Ndoit në Kurbnesh, në orën 12:00.
Në fund të njoftimit, ish-ministri Lleshaj ka shprehur një mesazh prekës për të atin:

Lexo gjithashtu:  Qëllohet me armë zjarri një person (Emri)

“Zoti i dhashtë paqen e pasosur babait tonë të mirë! AMEN.”

Familja Lleshaj, e njohur për traditën dhe kontributin e saj në zonën e Mirditës, po përballet me një humbje të madhe, ndërsa shumë miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes komenteve dhe mesazheve të shumta në rrjetet sociale.
Ngushëllime familjes Lleshaj për këtë humbje të rëndë.

Lexo gjithashtu:  Kush janë 3 deputetët e Berishës që do t’i bashkohen partisë së Ilir Metës…
Published inNews 2