Skip to content

Rrezikon ta marrin me forcë! SPAK jep njoftimin për Sali Berishën

Tiranë – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka sqaruar sot se i ka dërguar dy urdhër-thirrje kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berishës në lidhje me hetimet për ngjarjet e 21 Janarit 2011 ku katër protestues u vranë. Ky njoftim zyrtar vjen pasi Berisha mohoi se kishte marrë ndonjë fletëthirrje për këtë çështje gjatë një konference për mediat.

SPAK detajoi rrugën e urdhër-thirrjeve duke thënë se thirrja e parë u dërgua më 3 Nëntor 2025 në adresën e banesës por u kthye mbrapsht me shënimin se rojet ishin autorizuar të mos merrnin asnjë zarf. Pas këtij konstatimi Prokuroria dërgoi thirrjen e dytë më 7 Nëntor 2025 në tre destinacione: banesë Partinë Demokratike dhe Kuvend. Megjithatë më 9 Nëntor u refuzua marrja e zarfit në banesë ndërsa më 12 Nëntor stafi politik i grupit parlamentar të PD-së refuzoi marrjen në dorëzim të njoftimit në Kuvend.

Lexo gjithashtu:  E mbani mend shqiptaren që u martua me një person me ngjyrë? E trishtë ç'ka ndodhur me të

SPAK sqaroi gjithashtu se njoftimi ishte dërguar edhe në adresën zyrtare të e-mail-it të Kuvendit më 10 Nëntor 2025 ndërsa theksoi se do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur.

Lexo gjithashtu:  "Prindi 1, Prindi 2...' Erdogan i shpall 'lufte' LGBTQ, arsyeja do ju trondite

I pyetur nga gazetarët mbi njoftimin e SPAK-ut kreu i PD Sali Berisha reagoi me tone të ashpra duke i quajtur pretendimet e Prokurorisë një gënjeshtër absolute. Ai mohoi kategorikisht se rojet e tij kanë refuzuar marrjen e dokumenteve duke theksuar se këta janë njerëz të përgjegjshëm që i kanë dorëzuar atij çdo lloj dokumenti. Duke akuzuar SPAK-un si agjenci mashtrimi Berisha u bëri thirrje gazetarëve të bëjnë bllok numrit të tyre sepse dezinformojnë. Ai gjithashtu mohoi marrjen e e-mail-it duke thënë se nuk përdor e-mail në parlament dhe duke vënë në dyshim procedurat e komunikimit ligjor.

Lexo gjithashtu:  LAJM I FUNDIT – Vrasësi i biznesmenit, nipi i njeriut të afërt të Edi Ramës
Published inNews 2