Skip to content

SPAK keto dite ka kontrrolluar gjithe njerezit e Ballukut! Klodiana Lala: Do tronditet Belinda kur te marre vesh qe

Gazetarja Klodiana Lala foli në emisionin “Kjo Javë” mbi të rejat më të fundit lidhur hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, tashmë e pandehur për tunelin e Llogarasë. Lala theksoi se kemi të bëjmë me një skandal që duhej të trondiste qeverinë. “SPAK është duke vijuar hetimet. Është zyrtarisht e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Bëhet fjalë për 50 mln euro dëme në buxhet. Duhej të kishte tronditur qeverinë. Ka patur heshtje nga Rama dhe Balluku. Është një aferë që përtej është denoncuar nga ish zv Arben Ahmetaj. Bëhet fjalë për njeriun më të pushtetshëm pas kryeministrin është numri 2.”

Sakaq, Lala shton se pas daljes së lajmit për marrjen si të pandehur të Ballukut, SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle ndaj vartësve të saj dhe mund të kemi akuza të reja për tendera dhe afera miliona euro.

Lexo gjithashtu:  Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, policia del me njoftimin urgjent! Nuk do te kete me...

“Nëse prokurorët do kërkojnë një masë nuk jam ende në gjendje ta them. Gjitha ditët, që kur është raportuar SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle, në banesa të vartësve, ka marrë celularë dokumente tenderësh me rrugët dhe aferat që shkojnë mln.

Është një hetim intensiv gjatë kësaj kohe. Në të ardhmen mund të ketë dhe akuza të reja në raport me të. Hetimi është dinamik, grupi i oficerëve që merret me kontrollet, ekspertët me këqyrjen, ekspertët financiarë. Po pyeten zyrtarë të ministrisë.”

Lexo gjithashtu:  Moti i keq ben namin, permbyt gjithcka, raportohen viktima dhe te zhdukur, video e tmerrshme per mbijetese

Më tej, dha dhe një panoramë të hetimeve për tunelin, që përfshin dhe marrjen e telefonave të Evis Berberit, ish kreu i ARRSH, person kyç në hetim.

“Të gjithë personat e pandehur faktet penale janë të njëjta, ndryshon vetëm personi. Ekstrati kryesor për tatë që akuzohet ka dalë, aktet e ekspertimit ruhen se janë assi në mëngë.

Për supervizimin, skandal tjetër si një shtetas tjetër kishte arritur të terrorizohej se konsideronte batërdi faktin që tuneli po bëhej me garanci skandaloze. Janë zbërthyer disa celularë të Evis Berberit. Në momentin që dosja shkon për gjykim, ka debat për provat. Janë pyetur mbi 100 veta.

Është një histori që sapo ka nisur. Është pyetur numri 2, qeveria duhej të ishte tronditur. Zonja Balluku, moralisht nuk mund të qendrojë. Duhej të ishte larguar dhe të ishte një qytetare e thjeshtë para drejtësisë.”

Lexo gjithashtu:  Iu lutem mos ia bëni mamase se Gjestit kete gje...! Xheneta ne lot zbulon cfare po ndodh pas vd*kjes se vellait te tij

Lala nënvizon se Balluku nuk mund të bënte asnjë veprim pa miratimin e kryeministrit Rama dhe se kjo aferë mund të implikojë dhe të në të ardhmen.

“Fakti që zonja Balluku ishte duke u hetuar, sigurisht që Rama kishte informacion. Po kryheshin kontrolle ditë pas dite. Gjatë gjithë kësaj kohe 1 vit e gjysëm, gjërat kanë rrjedhur.

Historia e tunelit nuk është vetëm një histori e Belinda Ballukut. Nuk mund të vepronte pa aprovim. Është një histori që mund të prek të nesërmen dhe kryeministrin e vendit.”

Published inNews 2