Skip to content

Shqipëria humbi 0-2 ndaj Anglisë, Rama ben reagimin e papritur dhe cudit tifozet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar cuditshem pas finalizimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, e cila u mbyll me rezultatin 0-2 në avantazh të Anglisë.

Me ndeshjen e kësaj të diele, Shqipëria mbylli me një humbje 2-0 në shtëpi përballë Anglisë ecurinë e saj në kualifikueset e Botërorit 2026.

Skuadra kuqezi, u mposht pas një ndeshje të luajtur me guxim si rrallëherë më parë përballë “tre luanëve”, ku në fund diferencën e bëri cilësia e Herri Kejn.

Lexo gjithashtu:  Detektivja nxjerr zbuluar ciftet! Ja orari kur tradhtojne me shpesh grate dhe kur burrat dhe si ta zbuloni (VIDEO)

Përmes një postimi në Facebook, Rama falënderon kombëtaren shqiptare, pavarësisht rezultati që shënoi sot.

Kryeministri thekson se skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit.

Lexo gjithashtu:  Detajet e para - Sherr mes fqinjëve, ka të shtëna me armë zjarri

Por ajo qe ka cuditur qytetaret eshte fakti qe Rama ka shkruar Play off, sic shqiptohet ne Shqiperi, duke shkruar pllei ofi, veprim qe ka sjelle reagime te shumta.

Postimi i plotë

FALEMINDERIT
Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit
Tani pllei ofi
FORCA SHQIPËRI

Lexo gjithashtu:  'Sikur e ndiente që…' - Me lot në sy, Big Mama zbulon kërkesën e fundit të Shpat Kasapit: Më tha…
Published inNews 2