Skip to content

‘I fundit që takoi Ervis Martinajn’, Karamuço zbulon të “pathënat”! Ja çfarë deklaroi Jeton Lami para hetuesve

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur mbrëmjen e kësaj të marte në një emision televziiv në lidhje me ish-policin Jeton Lami që ishte personi i fundit që takoi të zhdukurin Ervis Martinaj.

Eksperti Ervin Karamuço theksoi se Jeton Lami është ai që di më së miri mbi fatin e Martinajt ndërsa theksoi se ai nuk bashkëpunon me drejtësinë pasi edhe para hetuesve ka deklaruar se ka frikë për jetën e tij dhe familjarëve.

Lexo gjithashtu:  Berisha: Pas Lali Erit, ja kush është i radhës që do të futet në burg

“Është provuar që Jeton Lami nuk bashkëpunon me institucionet e drejtësisë. Ai ka kyçur gojën, duke iu referuar edhe asaj që ka thënë gjatë marrjes në pyetje: ka frikë për jetën e tij dhe të familjarëve.

Lexo gjithashtu:  Aksidentohet këngëtarja e njohur shqiptare

A e implikon veten po të flasë? Po, por ai e di shumë mirë fundin e Vis Martinajt. Organet e drejtësisë duhet të deklarojnë se ky person duhet të flasë.

Lexo gjithashtu:  Deklaratë e bujshme e Milaim Zekës: Kam përgjimet e ...

Në atë kohë ai nuk foli për emra konkretë, por foli për një listë të gjatë policësh që merrnin para nga Vis Martinaj, dhe ajo listë është në SPAK.”-tha Karamuço.

Published inNews 2