Skip to content

Goditja nga drejtësia e Ballukut, anulohet takimi i madh qe ishte planifikuar te premten

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme ndryshoi jo vetëm pozitën juridike të Belinda Ballukut, por edhe gjithë axhendën e saj dhe të qeverisë për ditët në vijim. Media mëson se takimi i planifikuar prej saj me kancelarët e gjykatave në mbarë vendin është anuluar, ndërsa edhe mbledhja e së premtes e Këshillit të Ministrave nuk do të zhvillohet.

Takimi i parashikuar prej Ballukut kishte të bënte me masat e reja të sigurisë në gjykata, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ky ishte një prej angazhimeve më të rëndësishme të saj në rolin e zv.kryeministres, për të garantuar rritjen e sigurisë në institucionet e drejtësisë. Por me vendimin e djeshëm të GJKKO-së, ku ndaj saj u caktuan masat e pezullimit nga detyra dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit, Balluku nuk mund të ushtrojë më asnjë funksion zyrtar.

Lexo gjithashtu:  Pamje te forta gjate Prime ne Big Brother! Linda Reit i dalin pamjet int*me, regjia nuk e ndali dot (Video)

Në këtë mënyrë, takimi është anuluar dhe nuk pritet të rikthehet në agjendë deri në një njoftim të dytë, ndërsa Kryeministria nuk ka dhënë asnjë sqarim për mbledhjen e kabinetit të parashikuar për ditën e premte.

Lexo gjithashtu:  Tragjedi në familjen shqiptare - Burri ekzekuton gruan, më pas vret veten

🔍 Takimi 7-orësh në Kryeministri: çfarë po përgatitet?
Ndërkohë, ende nuk ka asnjë shpjegim zyrtar për takimin maratonë prej 7 orësh që zhvilluan një ditë më parë Edi Rama dhe Belinda Balluku në Kryeministri, një takim i cili më pas u bashkua edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Burimet qeveritare kanë heshtur plotësisht, ndërsa spekulimet rriten orë pas ore.

Lexo gjithashtu:  'Po shkon edhe vet në SPAK' Aleati i madh i PD del hapur kunder Berishes! Duhet ndryshuar...

Qëndrimi i Ramës mbetet i paqartë:
A do të vazhdojë ai ta mbrojë numrin dy të qeverisë, duke sfiduar de facto drejtësinë e re që ai vetë e ka prezantuar si sukses historik?
Apo ky takim 7-orësh ishte preludi i distancimit të tij nga Balluku?

Dhjetëra vendime politike, institucionale dhe organizative që varen nga posti i zv.kryeministres janë aktualisht pezull. E ardhmja e Ballukut në qeveri – dhe qëndrimi i Ramës përballë SPAK-ut – mbeten ende në pikëpyetje të mëdha.

Published inNews 2