Skip to content

Vrasja e Fatbardh Licit – Gjykata jep vendimin e papritur për ish të dashurën e Safet Bajrit

Tiranë – Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për Eria Ago, ish të dashurën e Safet Bajrit, e cila ishte në paraburgim prej disa muajsh. Apeli vendosi ndryshimin e masës nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Përfshirja Në Vrasjen E Fatbardh Licit

Eria Ago, 31 vjeçe, u arrestua në mars të këtij viti pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) se ka luajtur një rol kyç në vrasjen e Fatbardh Licit, një ngjarje e shënuar në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.

  • Akuza: Ago dyshohet se drejtoi një nga automjetet që u përdorën nga grupi kriminal për kryerjen e vrasjes.

  • Masa: Deri më tani, ajo mbahej në paraburgim në IVEP Pojskë.

Lexo gjithashtu:  Trndit Monika Kryemadhi, ja arsyeja mistrioze pse Amerikanet vendosen Altin Dumanin si shef te SPAK

Pavarësisht se e reja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në ngjarje, SPAK ka ngritur akuza të rënda për këtë ekzekutim: “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit si grup i strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

Lexo gjithashtu:  E fortë! SPAK kërcet prngat! Klodiana Lala zbulon emrin e politikanit të lartë që do arrstohet
Published inNews 2