Tiranë – Policia e Tiranës ka njoftuar sot masat e nevojshme të marra për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit të thirrur nga Partia Demokratike (PD), i cili do të zhvillohet para Kryeministrisë, nga ora 18:00 deri në 20:00.
Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve duhet të kenë parasysh kufizimet e mëposhtme të qarkullimit:
NDALIMI I PARKIMIT (NGA ORA 14:00)
Nga ora 14:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në këto akse kryesore:
-
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
-
Sheshi “Nënë Tereza”.
-
Rruga “Ismail Qemali”.
-
Rruga “Papa Gjon Pali II”.
-
Bulevardi “Zhan D’Ark”.
-
Bulevardi “Bajram Curri” (nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”).
-
Rruga “Ibrahim Rugova” (nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit).
BLLOKIMI I LËVIZJES (NGA ORA 15:00)
Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim total të lëvizjes së automjeteve në:
-
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”).
-
Rrugët “Ukraina e Lirë”.
-
Rruga “Papa Gjon Pali II”.
-
Rruga “Ismail Qemali”.
APEL PËR QYTETARËT
Policia e Tiranës apelon që qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Policia ka marrë masat për të devijuar qarkullimin në rrugë alternative në rast bllokimi.