Skip to content

Mediat ruse kapin ‘m*t’ Edi Ramën në takimin e Zelenskit me Europianët! I turpshëm veprimi që bëri (Video)

Mediat ruse kanë vënë në siklet kryeministrin Edi Rama, i cili është kapur “gafil” gjatë një takimi online që pati dje presidenti rus Volodymyr Zelensky me Koalicionin e të Vullnetshmëve. Takimi u bë online dhe mes liderëve që ishin prezentë ka qenë dhe kryeministri Edi Rama.

Por mediat ruse kanë kapur një detaj interesante nga videot që ka shpërndarë Zelensky në rrjetet sociale, ku bie në sy fakti se Edi Rama gjatë gjithë kohës mban dorën te koka dhe është i pavëmendshëm. Nëse shihet me kujdes videoja, duket sikur kryeministri pikturon teksa dëgjon liderin ukrainas.

Lexo gjithashtu:  Gjesti shpërthen në lot pasi mëson vdekjen tragjike të vëllait të tij (VIDEO)

Media ruse “IZ”, shkruan se Rama e injoroi presidentin Zelensky: “Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke dëgjuar fjalimin e kreut të regjimit të Kievit, Vladimir Zelensky, drejtuar vendeve të “Koalicionit të të Vullnetshëm”, kapi kokën me dorë.

Lexo gjithashtu:  Kush ishte shenja e parë para infarktit? Flet vëllai i Shpat Kasapit: Nisi t’i dhimbte…

Më 25 nëntor, Presidenti i Ukrainës postoi një videokonferencë në kanalin e tij Telegram. Pamjet tregojnë se si Rama e mbajti kokën me dorë gjatë pjesës më të madhe të fjalimit, në fund të fjalimit ai e hoqi dorën dhe qëndroi me kokën ulur. Megjithatë, fytyra e tij nuk ishte e dukshme”.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe mediat e tjera ruse, ku vënë në pah faktin se si Kryeministri është i shpërqendruar në konferencë.

Lexo gjithashtu:  Lajm i fundit – Ish-misi trondit me sekretin qe nuk ia tha askujt per Shpat Kasapin (FOTO)

Vetë “Pamfleti” e verifikoi lajmin dhe duket se është i vërtetë. Te videoja që Zelensky ka shpërndarë në “X”, duket qartë që Rama merret me diçka te tavolina e zyrës dhe nuk është fare i vëmendshëm te ajo që po ndodh. Më poshtë mund të shihni videon.

Published inNews 2