Skip to content

Ngjarje e rende ne vend, gjendet i pajete 39-vjecari, familja nxjerr detajet e renda (VIDEO+EMRI)

ELBASAN – Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Mlizë, ku një 39-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në përroin që kalon pranë zonës.

Viktima, e identifikuar si Ilia Tahiri, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka rënë në ujë, sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor.
Kërkime gjatë gjithë natës – trupi u gjet në mëngjes.

Lexo gjithashtu:  Shprthim i fuqishëm me në banesë, çifti i martuar ishte brenda, thuhet se…

Familjarët kanë njoftuar policinë mbrëmjen e së mërkurës, më 26 nëntor, rreth orës 20:00, pasi 39-vjeçari ishte larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 13:00, dhe nuk ishte kthyer më.

Menjëherë pas denoncimit, forcat e Policisë së Elbasanit, të mbështetura nga zjarrfikësit dhe grupet e emergjencave civile, kanë nisur kërkimet intensive në zonë.

Lexo gjithashtu:  “Pas 7 vite sfida dhe halle…”/ Meri Shehu paralajmëron fuqishëm: Lek i madh per keto shenja

Pas patrullimeve të pandërprera gjatë natës, trupi i pajetë i Tahirit u gjet mëngjesin e sotëm në një përrothë në fshatin Kryezjarr, vetëm pak kilometra larg vendbanimit të tij.

Lexo gjithashtu:  Tronditet Qeveria! Del fotoja qe Rama nuk do donte ta shihte! Plas ashper

Dyshimet paraprake
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit: “Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 39-vjeçari ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.”

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Published inNews