Skip to content

‘Roeli vogel përjeton të njëjtin fat’, detaji rrëqethës per te birin pas vdekjes së Shpat Kasapit!

Ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit ka zbuluar një detaj rrëqethës mbi historinë e familjes së tij, duke treguar se fati tragjik fatkeqësisht është përsëritur pas disa dekadash.

Në një lidhje direkte për “Vip Magazine”, gazetari nga Maqedonia e Veriut, Tiron Alili, ka ndarë detaje mbi humbjen e artistit, por është ndalur te një fakt që të këput shpirtin.

Lexo gjithashtu:  Rritje pensionesh nga neser, do cuditeni sa lekë do të shkojnë në xhepat e të moshuarve

Ai zbuloi se Shpati, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, kishte pasur të njëjtin fat si djali i tij i vogël, Roeli.

Alili u shpreh: “Shpati, nuk e di nëse e dini, ka një histori të ngjashme në jetën e tij.

Shpati e ka humbur babain e tij në moshë shumë të vogël.

Lexo gjithashtu:  Xheneta e mbajti fjalën! Bëhet virale ‘besa’ e saj e dhënë ndaj Gjestit

Domethënë është rritur pa baba, është rritur në krahët e nënës dhe Roeli [djali i Shpatit], sikur duket, e përjetoi të njëjtin fat të të atit të tij.”

Gazetari konfirmoi gjithashtu se Shpati ndërroi jetë nga një atak kardiak në Itali, ku ndodhej me bashkëshorten, Selvijen. Ai shtoi se artisti nuk kishte shfaqur probleme shëndetësore më parë, duke qenë gjithmonë pozitiv.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje tragjike ne vend, humb jeten 15-vjecari, dalin faktet tronditese

Një tjetër moment prekës që u zbulua ishte ai i “këngës së lamtumirës”.

Alili tregoi se Shpati kishte regjistruar së fundmi një këngë për Vitin e Ri me mikeshën e tij të ngushtë, Big Mama, një projekt që tani duket si një parandjenjë dhe dhuratë e fundit për publikun.

Published inNews 2