Skip to content

14-vjeçarja shqiptare abortoi pasi nëna e dhunoi? TRONDIT babai: Gënjen! Ajo u m***(VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Greqinë, ku një 35-vjeçare shqiptare raportohet se ka dhunuar vajzën e saj vetëm 14-vjeç, duke shkaktuar që kjo e fundit të abortonte duke qenë se ishte shtatzënë.

Fillimisht u raportua se vajza e mitur u paraqit në polici me një me fetusin në një qese, duke pretenduar se gjithçka ndodhi si pasojë e dhunës brutale nga mamaja.

Nëna e 14-vjeçares është arrestuar, ndërsa ndaj saj është ngritur akuza për krim të rëndë, lëndim të rëndë trupor me dashje dhe për ndërprerjen e shtatzënisë.

Lexo gjithashtu:  Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro

Megjithatë në mediat greke raportohet dëshmia e vëllait të vajzës, i cili hedh një dritë ndryshe në detajet e hetimit.

“Tre muaj më parë ajo ishte në shtëpinë tonë dhe i tha babait tim: Babi, do të shkoj të marr një sanduiç’ dhe iku. Kaluan orë e ditë dhe nuk u kthye.

Nuk e dinim që ishte shtatzënë. Unë dhe babai im ishim në Evia. Nëna ime shkoi në banesë për të parë vajzën e saj dhe tre persona u shfaqën para saj.

Lexo gjithashtu:  SKANDAL! Me Video, Policia përplaset me studentet

Pas pak, nëna ime më telefonoi dhe më tha se e kishin çuar në Stacionin e Policisë. Nuk ka pasur kurrë sherr me motrën time”, tha vëllai i 14-vjeçares.

Ndërkohë babai i 14-vjeçares dëshmon: “Gruaja ime iku pas dy ditësh, ne po prisnim që dikush të na telefononte. Vajza ime u martua dhe nuk na telefonoi për të na njoftuar, e kërkuam për ditë të tëra dhe në Polici .

Lexo gjithashtu:  Luiz Ejlli ne zi, humb njeriun e afert, mesazhi i trishte

E kërkuam për dy muaj e gjysmë dhe ajo nuk na telefonoi. Ishte një rrëmbim , ajo iku vetë apo e vodhën, nuk e di. Tani gruaja ime ka dy ditë që vrapon nëpër departamente policie.

Dua që ajo të shkojë te një mjek për të parë se ku është goditur. Nuk ka pasur kurrë sherr, ajo po gënjen. Ne nuk kemi kontakt me të. Më duket e çuditshme që ajo ishte shtatzënë”.

Published inNews 2