Skip to content

Cfare po ndodh ne PD, Alimehmeti i dergon selam Berishes! Po te mbaron mandati dhe…

Kandidatë për deputetë të PD, ish deputetë dhe anëtarë të votuar brenda strukturave u mblodhën për rreth tre orë për të diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës.

Më i votuari në Tiranë, Ilir Alimehmeti foli në ‘Top Story’ për zgjedhjet e ardhshme, duke u shprehu se PD-ja duhet të jetë e sigurt dhe të shkojë në mënyrë të suksesshme drejt zgjedhjeve.

Lexo gjithashtu:  Mësuesja goditet me thikë në klasë nga një nxënës 14-vjeçar

Sipas tij, pranverën e ardhshme Sali Berishës po i mbaron mandati dhe partia duhet të riorganizohet.

“Pranverën që vjen mbarojë të gjitha mandatet. Do ketë votimet të brendshme. Do ketë mundësi të riorganizohet PD, sepse kush e ka vizionin më të mirë politik kupton çfarë duhet të bëjë.

Lexo gjithashtu:  TRAGJEDI E RËNDË! Autobusi me pasagjerë aksidentohet dhe shperthen në flakë, shume viktima dhe te plagosur

Ne kërkojmë dhe duam atë që do çdo opozitar, partia të forcohet.. të jetë shpresë fitore në zgjedhjet e ardhshme. Këtë do opozita dhe shumë shqiptarë që nuk votojnë PD por janë të lodhur nga qeverisa.

Nuk shkohet dot me një kërcim por ka një zinxhir përfaqësimesh. Në fund fare ne përfaqësojmë njerëz që na kanë votuar dhe duhet të përçojmë fjalën e tyre.

Lexo gjithashtu:  Jo vetëm rritje pensionesh! Rama jep lajmin e bukur për emigrantët

Mbeten metodat mes miqsh por nuk është organizmin që optimizon situatën. Shqetësimi mbetet bazë, si ne shkojmë në mënyrë të suksesshme në zgjedhjet e ardhshme, të jemi të sigurt jo me pikëpyetje.

Nuk e konceptojë dot garën politike pa e parë kundërshtarin përballë”, u shpreh Alimehmeti.

Published inNews 2