Skip to content

Vjen njoftimi i papritur nga Tetova vetem pak ore pas vàrrosjes se Shpat Kasapit

Komuna e Tetovës këtë të diele ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme ku mori vendimin për të shpallur të hënën e 1 dhjetorit ditë zie. Dita e zisë është shpallur për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi i cili u përciell këtë dielë ë banesën e fundit.

Lexo gjithashtu:  Burrneshat po i bejne tr*nsg*nore? Arjan Konomi shperthen ndaj Albana Osmanit: Ti moj vajze je nje...(video)

Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare.

Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare të mërkurën pas një sulmi në zemër. Kasapi ishte një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe numëron hite të shumta të dashura nga të gjitha grupmoshat.

Lexo gjithashtu:  Shkundet vendi me mijera shqiptare, detajet e para

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe ishte një idhull për shumë breza. Disa nga hitet e tij janë: “Valle Kosovare”, “Kush të ndau prej meje”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera. Kasapi la pas një djalë.

Lexo gjithashtu:  I ndodh ajo qe nuk e priste kurre policit që vrau Klodian Rashën në karantinë
Published inNews 2